Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita

Shkruar nga Newsbomb
Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike.

Meta me anë të një postimi në rrjetet social shkruan se është me tepër rëndësi zhvillimi i mëtejshëm i shkencës së Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

“Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar në institucionin e Presidentit të Republikës, i dorëzova sot dekretin e emërimit, në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof.Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar shumë suksese.

Është me tepër rëndësi, zhvillimi i mëtejshëm i shkencës së Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Mbështetja më thelbësore dhe me vizion, është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar. ??” shkruan Meta në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll