Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta dekoron ‘Nderi i Kombit’ Këshillin Ndërfetar Shqiptar: Me rëndësi kthimi i pronave të komuniteteve fetare, jeni faktor integrimi për në BE

Shkruar nga Newsbomb
Meta dekoron ‘Nderi i Kombit’ Këshillin Ndërfetar

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot në një ceremoni solemne me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Presidenti Meta teksa falënderoi këtë këshill për kontributin e paçmuar, deklaroi ndër të tjera se kthimi i plotë i pronave dhe pa vonesë komuniteteve fetare ka një rëndësi të veçantë.

Për Kreun e Shtetit katër komunitetet kryesore fetare në vend janë një faktor i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE.

“Me rëndësi kthimi i plotë dhe pa vonesë i pronave të komuniteteve fetare. Shoqëria jonë është bërë më e mirë falë punës suaj të palodhur. Shoqëria jonë ju është mirënjohës për edukimin e palodhur të brezit të ri”, tha ndër të tjera Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll