Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Meta bisedë telefonike me homologun slloven: Ja çfarë shqetësimesh ndamë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5df6939e6f438cb47b208ac31e32867f

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun slloven, Borut Pahor.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka treguar se kanë ndarë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tone

Kreu i vendit ka theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Gjithashtu, Meta ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë. 

Postimi i plotë:

Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ndamë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Theksova domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Vlerësuam marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Shprehëm besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Përfitova nga rasti për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img