Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ka dekretuar datën 6 mars, për zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
“Të dashur qytetarë,Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! 🇦🇱”shkruan Meta në postimin e tij.
Kujtojmë që Meta edhe në intervistë me Blendi Fevziun deklaroi zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në datën 6 Mars.