Tirana
clear sky
8 ° C
8 °
8 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
9 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
20 °
E enjte, 22 Prill, 2021
spot_img

Meta bën deklaratën e fortë: Nuk pyes për mafien ndërkombëtare, ata i kanë në telefon mesazhet e mia. Dvorani do shkojë në burg! (ARSYEJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot në emisionin “Log” se për të nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, mjafton të vendoset drejtësia dhe të ecë përpara integrimi në BE.

Kreu i Shtetit lidhur me atë që ai e quan “mafie ndërkombëtare” tha se nuk pyet për ta, apo për diplomatët që bashkëpunojnë me Ramën, duke i quajtur edhe horra.

Gishtin e ka drejtuar mbi Dvoranin duke e quajtur si person të korruptuar që ka penguar procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se ai për dhunimin që i ka bërë Kushtetutës do të shkojë në burg.

Meta: Për mua nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë zgjedhjet, por është e rëndësishme që të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje e legjitimitetit të institucioneve, por edhe përsa i takon çeljes së negociatave me BE. Në këto zgjedhje nuk garojnë 2-3 parti, por 12 përveç kandidatëve të pavarur, ndaj s’duhet të paracaktojmë se kush do jenë fituesit e zgjedhjeve. Qendrimet e mia kanë interes të rivendosin rendin kushtetues në vend.

Pyetje: Rama tha sot se “Meta flet me vete sa herë del në televizion dhe 1/3 të fjalëve thotë burg”. Duke pasur parasysh se Dvoranit iu dha titulli nga DASH dhe Komisioni i  Venc iu dha juve të drejtë, a është mesazh ky që kujdes nga ajo që quani mafie ndërkombëtare.

Meta: Nuk e llogaris fare mafien ndërkombëtare ata i kanë mesazhet e mia në telefon dhe ua them këtu që të kenë kujdes me shqiptarët se çdokush është zot në vendin t ij dhe çdogjë do të bëhet sipas Kushtetutës. Kush shkel kushtetutën e ka vendin në burg. Turp të kenë ata diplomatë të korruptuar që kanë bashkëpunuar me Edi Ramën për të bllokuar procesin e formimit të Gjykatës dhe i dhanë të drejtë një gangsterri. Meta nuk pyet për asnjë në botë, për horra dhe gangsterrë ndërkombëtarë që ndajnë lekët me Ramën unë nuk pyes. Nuk kam tre fytyra.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img