Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Meta bën deklaratën e FORTË: Celibashi thotë se nuk është e mundur, por ja si mund të vidhen zgjedhjet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka thënë se ka informacione se është e mundur që përmes disa metodave teknologjike mund të vidhen zgjedhjet. Meta ka paralajmëruar se në orët në vijim do të nxjerrë informacione konkrete të një denoncimi të një qytetari në njësinë 10 në Tiranë.

“Unë i referohem një informacioni konkrete që mora për njësinë 10 se vijnë shumë informacione dhe do të shikoni shumë prej tyre në orët që vijnë. I referohem një denoncimi konkret nga një qytetar tek njësia 10.

Me metoda që nuk jam shumë i kualifikuar për t’i vlerësuar, por sipas ekspertëve të IT që jam konsultuar është e mundshme. Zoti Celibashi thotë se kjo nuk është e mundur, por kam informacione se kjo mund të ndodhë”,- tha Meta.

Më tej ai u ndal edhe tek vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 2 javore të emigrantëve. Sipas tij, ky vendim është qartazi politik për ta ndaluar votën e emigrantëve.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve në 25 prill përbën një akt diskriminues dhe barbar për të drejtën për të zgjedhur. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkatdhetarëve tanë është pretekst fals dhe i paskrupult poër ndalimin e votës së emigrantëve.

Kë të besojmë ne Komitetin politik të partisë shtet që zbaton qorrazi urdhërat. Apo Qendrën kombëtare të Amerikës, që tha se qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin mund të votojnë lirshëm në zgjedhje. Ky qëndrim është vetëm teknik, i bën apel urgjent qeverisë dhe komitetit të ekspertëve të dhunuar që të herë menjëherë këtë vendim.

Është një veprim antikushtetues. Arsyetimi i ndalese për të mos marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals, i paskrupullt. Ky është një dështim i turpshëm. Atyre po u ndalohet e drejta për të votuar.  I bëj apel KQZ të heqë menjëherë këtë vendim”,- tha Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img