Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Meta bën akuzën e fortë: Diplomatët që i mbanin iso Ramës, kanë ndihmuar në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

7a84794bd8f8b74ff613262d6177ea6c

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë sot në emisionin e gazetarit Çim Peka se Rama bashkë me disa diplomatë që i mbanin iso, kanë gisht në minimin e votimeve për anëtarët e GJK, ndaj dhe ky institucion ende nuk është ngritur.

Ndër të tjera, duke folur për dy kushtet që janë të panegociueshme dhe duhet plotësuar patjetër për të marrë një datë për konferencën ndërqeveritare, Meta tha se për Gjykatën Kushtetuese, vetëm Bundestagu dhe Presidenti kanë ndihmuar dhe kontribuuar që ky institucion të ngrihet, duke akuzuar KED, Ramën dhe të tjerë diplomatë (nuk përmendi emra) për pengim të ngritjes së GJK. Sipas Metës kushtet e Bundestagut janë shtuar dhe nuk do të ketë çelje të negociatave.

Meta: Ndoshta jam një nga njohësit më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Unë kam thënë prej vitesh që nuk ka çelje të negociatave. Bundestagu e ka treguar qartë ndër vite. Gjuha e Merkelit është është pak me e butë dhe diplomatike. Bundestagu ka 3 vjet që e ka kush hetimin zgjedhor, dosjet 339 dhe 184. Këto kushte kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur vetë t’i plotësojmë. Qeveria vetë nuk ka dashur.

Nazarko: Është e vërtetë që Meta e ka luajtur rolin ekuilibrues. Ky nuk është një proces që ne duhet ta plotësojmë vetëm për Europën, por dhe për të modernizuar vetë Shqipërinë. Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, a është i bidur Meta që ka bërë gjithçka për të ngritur këto dy institucione? Kur në retorikë është agresiv dhe mundësitë për kompromis mes institucioneve është më e vështirë.

Meta: Unë bëra çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Presidenti ishte ai që kërkoi menjëherë vetëm dy institucione në maj në krizën e çmendur të parazgjedhjeve lokale, vetëm dy institucione bënë përpjekje maksimale që mos të shkonim në palozgjedhje, Bundestagu dhe Presidenti, që mori iniciativë, krijoi tryeza, dhe kryeministri nuk iu përgjigj se kishte bërë plan me kohë që si do t’i merrte zgjedhjet. Ashtu siç bënë dhe shumë diplomatë këtu që i bënin iso Ramës dhe krijuan iluzionin sikur do çeleshin negociatat.

Nazarko, nëse do ishin ndjekur parimet e sinqerta të Presidentit nga aktorët  e tjerë, Shqipëria nuk dio të ishte qendruar 1 minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe jo vetëm si president, por dhe kur isha kryetar Kuvendi. KED ka sabotuar ngritjen e GJK.

Peka: Janë minuar votimet dhe ndërkombëtarët kanë ndihmuar në mosngritjen e GJK?

Meta: Po kjo është e qartë tani, si mund ta bënte vetëm Rama këtë gjë.

Më shumë

spot_img