Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Meta akuzon: Rama paguan një pjesë të opozitës dhe sot për të shfokusuar problemet që ka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ka blerë një pjesë të opozitës dhe e përdorë qëllimisht për të shfokusuar vëmendjen e popullit nga skandalet. Sipas tij, Rama ka paguar dhe njerëz brenda LSI.

Në një konferencë për mediat, Meta është shprehur se opozita është “paguar mirë që të flejë mirë”, teksa me gjeste dore bënte dhënien e lekëve.  

“Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë. Ose të bëjë opozitën që do ai. Që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqes, që të shfokusoheshin. Kur ishte për t’i rënë Beqes i binin Hasanit, kur ishte për t’i rënë Hasanit, i binin… Kjo ishte opozita. Dhe vazhdon akoma ai ka një pjesë të opozitës që kakarisë sipas porosive që merr nga ai për të shfokusuar popullin, opozitën e vërtetë”, u shpreh ai.

Në një takim ku janë të pranishëm dhe anëtarë të tjerë që i janë bashkuar projektit të tij, Ilir Meta bëri të qartë se Partia e Lirisë nuk është në garë me asnjë, por të vetmen garë ka luftën kundër korrupsionit.

“S’kemi garë me asnjë njeri ne si Parti e Lirisë. E vetmja garë është kundër korrupsionit. Në këtë parti do promovohen ata që do dalin në ballë të kësaj lufte, jo me sharje, por me të vërteta, me fakte. I bëj thirrje çdo nëpunësi të administratës që nga ky moment të jenë shumë të kujdesshëm me ato që firmosin”, vijoi ai.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img