Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Meta akuzon qeverinë për situatën në Shkodër: Përmbytjet nga korrupsioni, banorët nuk dëmshpërblehen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza drejt qeverisë sa i përket përmbytjeve në qytetin e Shkodrës.

Meta u shpreh se Shkodra është përmbytur nga reshjet e shiut për shkak se qeveria është e korruptuar, dhe për shkak të keqmenaxhimit të KESH.

“Shpreh keqardhjet për përmbytjet e ndodhura në Shkodër si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh e përmbyt tre herë Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët. Kjo gjendje kur mbi 1400 hektarë është përmbytur është rezultat i administrimit mafioz të energjetikës në vendin tonë.

Tani shkakton prurjet në Fierzë dhe përmbyt shtëpitë e qytetarëve. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 janar. Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. Problematikat më të cilat po përballen qytetarë e Shkodrës është hapja e kaskadave të Drinit.

Mungesa e ndihmës për ata që i janë përmbytur pronat dhe gjithçka tjetër është një mungesë e plotë përgjegjësie për drejtuesit e sistemit energjetik që e kanë administruar në mënyrë mafioze situatën, Me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart e tyre”, deklaroi Meta.

Më shumë


spot_img









spot_img