Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Meta akuza Ramës: Vrau frymëmarrjen e Tiranës dhe për vete iku në Surrel, do përballet me ligjet që ka bërë vetë ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për “shkatërrimin e Tiranës”, sot gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij.

Meta tha se Tirana është shndërruar në beton, pasi sipas tij, Rama ka asgjësuar gjelbërimin dhe korridoret ajrore të kryeqytetit.

Ish-presidenti Meta paralajmëroi se Rama do të përballet me drejtësinë, me “po ato ligje që ka bërë vetë ai”.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Me të qeshur me të ngjeshur. Me drejtësi dhe me ligj do t’ia bëjmë ne atij. Me ligjet e tij, nuk do shpikim ligje. Me ligjet e tij. Shikoni sa vuajnë njerëzit në lagje të marrin leje për të rregulluar dritaren apo derën. Ama për të përmbysur Tiranën, brenda ditës.

Kjo është në kurriz jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Ka alergji të paparë me gjelbërimin, shikoni çfarë i ka bërë Tiranës, Durrësit…Shqipërisë. Është armik i gjelbërimit. Ka asgjësuar gjithë korridoret ajrore dhe njerëzit digjen në vapë. E ka kthyer në një kryeqytet që vret shëndetin e njerëzve. Ku mund të shëtisin fëmijët në këtë beton. I vrau Tiranës frymëmarrjen, shëndetin. Vetë iku në Surrel se për mushkrritë e tij kujdeset. Mirë bën.

Nuk dua të flas më shumë për të gjithë trajektoren e këtij hajduti, profesionist. Mashtrues. Nuk dua të flas shumë për problemet e kryeqytetit tonë se këto i dini vetë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img