Hapësire reklamuese

Politikë

Meta akuza qeverisë: Vendi plot me vaj palme e qumësht pluhur, po rënoni blegtorinë

Shkruar nga Newsbomb
Meta akuza qeverisë: Vendi plot me vaj palme e qumësht pluhur, po

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e madhe të importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës në vendin tonë.

Ai shpreh shqetësimin e rritja e madhe e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme blegtorëve në Shqipëri.

Meta shprehet se qeveria Rama e ka rrënuar qëllimsht blegtorinë, duke shkaktuar rritje të frikshme të çmimeve të çdo produkti.

Postimi i plotë:

Rrënimi i qëllimshëm i blegtorisë në Shqipëri ka shkaktuar jo vetëm ulje të konsiderueshme të prodhimit blegtoral dhe automatikisht rritje të frikshme çmimesh të çdo produkti, por është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit.

Në periudhën 2013-2023, ulja e prodhimit të qumështit në Shqipëri ishte me 161.000 tonë. Kjo ulje do të rrisë tundimin e falsifikuesve dhe spekulantëve për të përdorur përbërës shtesë me çmim të ulët si qumësht pluhur dhe vaj palme, me qëllim për të ulur kostot e prodhimit, duke dëmtuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

Rritja e madhe e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës i ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme blegtorëve tanë, produktet bio të cilëve dëmtohen nga konkurrenca e pandershme.

Nga ana tjetër, përdorimi abuziv i tyre sjell rrezik serioz për popullatën, ndaj është me shumë rëndësi forcimi i rolit kontrollues dhe parandalues të laboratorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Çdo produkt ushqimor i pakontrolluar është një jetë njerëzore e rrezikuar!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese