
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pasi ai së bashku me deputetët bllokuan Reformën Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat Bardhi tha se kjo ishte një farsë e radhës e socialistëve dhe atyre me mandate opozitar, referuar kështu mbështetësve të Lulzim Bashës. Sipas Bardhit opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore, por ka qenë mazhoranca ajo e cila është përpjekur që ti “hedhë hi syve të qytetarëve” dhe ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës.
“Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore”, tha Bardhi, teksa më tej theksoi se kanë qenë ata të cilët kthyen reformën zgjedhore, pasi nëse do të ishte në duart e mazhorancës ajo do të ishte “varrosur” në harresë.
LEXO EDHE: Ndërpritet “Zgjedhorja”, socialistët largohen, Gjiknuri: Akte vandale nga opozita
“Ishte pyetja e deputetëve të opozitës që e ktheu reformën zgjedhore në temë ditë. Reforma zgjedhore do të ishte varrosur siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtre viteve”, shtoi Bardhi.
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës. Është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore.
LEXO EDHE: Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit u zënë karriget anëtarëve