Hapësire reklamuese

Politikë

Mësymja e SPAK në Bashkinë e Tiranës, ja dosja "5D" që denoncoi Belind Këlliçi

Shkruar nga Newsbomb

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit është raportuar se kanë mësyrë mëngjesin e kësaj të premte në Bashkinë e Tiranës, ku janë kryer kontrolle në disa sektorë dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse që drejtohej dikur nga Taulant Tusha.

Veç inceneratorit të Tiranës, një ndër dosjet e nxehta që është kallëzuar në SPAK për Bashkinë e Tiranës është dhe ajo e quajtur "5D". Ka qenë politikani Belind Këlliçi, i cili gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit denoncoi drejtorët që merrnin miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.

Belind Këlliçi ka denoncuar korrupsionin galopant në Bashkinë e Tiranës, ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë dhe njerëzit më të afërt të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj. Konkretisht, bëhet fjalë për drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato.

Siç shihet dhe në grafikat e mëposhtme, Mariglen Qato dhe familjarë të tij kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 29 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë euro, që janë përfituar indirekt nga drejtori dhe krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Punesimet nepotike te drejtorit Mariglen Qato, ne Bashkine e Tiranes Punesimet nepotike te drejtorit Mariglen Qato, ne Bashkine e Tiranes

Që nga viti 2016 dhe në vazhdim, kompania “IGOR Elektrik” ka marrë 29 tendera me vlerë 25 milionë euro pa TVSH. 25 tendera janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, dhe katër të tjera nga dy institucione si OSSHE dhe ARRSH. "Përgjatë viteve, “IGOR Elektrik” ka ndryshuar emrin në “V.A.S Konstruksion” dhe më pas në “5D Korrupsion”, u shpreh Këlliçi më 26 Prill 2023.

Ajo ka për pronar Muhamet Petritin, vjehrrin e shtetasit Alfred Qato. Ky i fundit rezulton se është vëllai i drejtorit të Inspektoriatit të Territorit, Mariglen Qato, drejtori i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Tenderat e fituar nga kompania e vjehrrit te vellait te Mariglen Qatos Tenderat e fituar nga kompania e vjehrrit te vellait te Mariglen Qatos

Nga të punësuar në Bashkinë e Tiranës, këta shtetas me në krye krahun e djathtë të Veliajt, janë kthyer në ndërtues dhe biznesmenë që bëjnë pallate e hotele. Kandidati Belind Këlliçi ka nxjerrë lejet e ndërtimit të përfituara nga kompania “5D Konstruksion”, pallate banimi 7 dhe 8 kate.

Lexo edhe: Me urdhër të SPAK, hetuesit “mësyjnë” në Bashkinë e Tiranë dhe sekuestrojnë dokumente

Por nuk përfundon me kaq. Kompania “5D Konstruksion” me pronar në letra vjehrrin e vëllait të drejtorit Mariglen Qato, ka marrë leje ndërtimi dhe në Durrës. Në foton e mëposhtme, është projekti i një hoteli që ka për ndërtues kompaninë e drejtuar nga Muhamet Petriti, me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group”.

Belind Këlliçi në denoncimin e tij thotë se, Mariglen Qato bashkë me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës, po ndërtojnë hotel me vlerë 15 milionë euro.

Dosja "5D" është quajtur e tillë për shkak të përfshirjes në të të 5 drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, duke përfshirë Mariglen Qaton, Redi Mollën, Elvin Tivarin, Taulant Tushën. Mes këtyre emrave është dhe një drejtor tjetër shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës.

Në media, është deklaruar vazhdimisht nga aktorë publikë dhe politikë, se gjatë ditëve në vazhdim SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar për këtë dosje, e cila pritet të trondisë themelet e institucionit të drejtuar nga socialisti Erion Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese