Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Itali/ Mësuesja vdes pas injektimit me AstraZeneca, por familja bën thirrjen e fortë: Vaksinohuni!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një mësuese italiane ka ndërruar jetë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit AstraZeneca më 11 mars.

Mediat italiane shkruajnë se mësuesja 54-vjeçare nga Siçilia, vdiq pas 19 ditësh në agoni e shtruar në spital. Pas injektimit me vaksinën, ajo nisi të ndihej shumë keq, dhe u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ajo që e bën edhe më të trishtë këtë situatë, është se mësuesja e muzikës prej disa ditësh i ishte bashkuar fushatës për vaksinimin me shumë entuziazëm, aq sa menjëherë pasi e bëri vaksinën, postoi ku shfaqej e buzëqeshur në Facebook. Augusta Turiaco la pas dy fëmijë, dy prindër dhe dy vëllezër.

Pas vaksinës, ajo kishte dhimbje të forta koke. Kur iu nënshtrua testimeve rezultoi se kishte praninë e trombozës dhe trombocitopenisë së rëndë. Duke e parandjerë fatin e saj të keq, mësuesja vendosi të nënshkruante për dhurimin e organeve të saj pas vdekjes.

Megjithatë, familjarët, në një letër publike falenderon mjekët që e ndoqën gjatë qëndrimit në spital dhe bën thirrje për vazhdimin e vaksinimit të popullsisë.

“Familja, pavarësisht nga hijet e shfaqura mbi të cilat kërkon që të hidhet dritë, fton qytetarët të mos largohen nga fushata e vaksinimit dhe të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj.

Autoritetet në Itali pritet të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Ndërsa në letrën e familjes thuhet më tej se: “Përfitimet e vaksinës në mbrojtjen e njerëzve nga covid tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img