Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mësuesja fyen e dhunon fizikisht fëmijët e klasës së 4-t, ministria e Arsimit merr MASA

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me rastin e mësueses së shkollës 9-vjeçare në Kukës e cila ushtronte dhunë ndaj nxënësve.

Sipas njoftimit të MASR mësuesja është pezulluar nga detyra ditën e sotme.

'Falenderojmë mësuesit dhe mirënjohje për punën e veshtirë që kryejnë por kjo i nuk jep të drejten askujt të sillet jo korrekt me nxënesit. Bullizmi i çfarëdo lloj formë është i patolerueshëm', thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mbëmjen e djeshme emisioni “Stop” denoncoi sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati.

Ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.

 “Stop” solli me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.

 

Screenshot_9.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese