Hapësire reklamuese

Politikë

Mësuesja e sëmurë më kancer, Rama: Zgjidhja ka dy mënyra

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Rama teksa ndodhet në ceremoninë e ditëlindjes së 26-të të FRESSH, ka përmendur edhe rastin e ditës së djeshme në Rrëshen. Rama u shpreh se rasti i mësues ka dy mënyra. Në njërën mënyrë jana ata që flasin për krimin dhe drogën dhe mënyra e dytë është për të mos e mbyllur bisedën, siç thotë kryeministri.

“Dje në Mirditë u ngrit një mësuese, e cila më rrëfeu situatën e saj dramatike. E diagnistikuar me kancer dhe pasi më tregoi për përkushtimin e përkujdesjes nga stafi i spitalit, tha se prej disa muajsh i është dërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi që kushton shumë, por është i domosdoshëm për shëndetin e saj. Sigurisht që përballë një historie të tillë ka dy mënyra: Njëra ‘ja qeveria e poshtër, krimi droga korrupsioni i kanë ndërprerë kurën një mësueseje sepse nuk i intereson’. Kjo është një mënyrë që njerzëit e këtij vendi ndeshen përditë. Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhuar betejën së bashku me atë mësuese dhe të gjithë ata që kanë nevojë ta kenë atë kurë", u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu