Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Mësuesit nuk marrin pagesën e transportit, reagon SPASH: Ky problem është i përhershëm, duhet të rishikohet çmimi i orëve shtesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Që prej muajit janar deri në qershor, mësuesit nuk kanë marrë pagesën për transportin.

Zëvendës Presidenti i Sindikatës së Pavarur së Arsimit në Shqipëri, Isa Halilaj u shpreh se ka ardhur koha që kjo situatë të zgjidhet, ndërsa bëri thirrje ministrisë që të rishikojë edhe pagesat për orët shtesë të mësuesve.

Isa Halilaj: Problemi i transportit është i përhershëm, pothuajse çdo muaj. Mësuesit nuk kanë marrë pagesën e transportit që nga muaji janar deri në qershor. Ka ardhur koha që situata të zgjidhet edhe në Tiranë, por kemi probleme me Krujën e Vorën. Me Vorën kemi patur një problem specifik, ja kemi adresuar çështjen edhe ministres Kushi. Përsa i përket orëve shtesë, mësuesit në përgjithësi i kanë marrë pagesat por ne kemi një tjetër problem për çmimin e orëve, pasi mendojmë se duhet të jetë më i lartë. Për këtë ka pasur probleme vetëm në Sarandë pasi ka mungesë buxheti.

Më shumë




spot_img








spot_img