Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Mësuesia nuk pëlqehet më”, Sali Berisha: Doktoraturat u bllokuan, arsimi është bërë si drejtësia socialiste

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur këtë të shtunë se profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më nga të rinjtë, duke akuzuar qeverinë Rama se ka kthyer arsimin si “drejtësia socialiste”. Sipas tij, doktoraturat janë bllokuar dhe fondet kanë kaluar për universitetet private.

“Rama bllokoi Doktoratat. Bënte pakte me universitet private. Ndante me ta taksat. Katastrofë është arsim paraunversitar, i cili është partizuar. Janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist, siç kanë bërë drejtësinë socialiste.

Portali është kurth, mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. E dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm 2 maturantë. Në Shqipëri të nisësh detyrën e mësuesit, të duhen aq sa duhet në SHBA për detyrën e mjekut, profesion që kërkon më shumë kohë. Nuk ka pasur Shqipëria një ekip apo grup të tillë të papërgjegjshëm e injorant mbi arsimit.

Faktori demografik është faktor tjetër shkatërrues. Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por nuk mund të dorëzohemi para këtyre. Ne duhet të përgatitemi me përgjegjshmëri të madhe programin e arsimit, për të shënuar me shpejtësi një kthesë në këtë sektor. Ju siguroj se të tillë do e konsiderojmë, me rëndësi”, u shpreh Sali Berisha.

Më shumë