Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mësuesi pedofil në Berat, reagon ministrja Kushi: Dënoj fort punësimin e tij, po hetojmë personat që e futën në shkollë!

Shkruar nga Newsbomb
Mësuesi pedofil në Berat, reagon ministrja Kushi: Dënoj fort

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar për shkarkimin nga puna të mësuesit Ëngjëll Bregu. Personi në fjalë ishte rikthyer në detyrë edhe pse disa vite më parë ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, në dy raste të përsëritura.

Kushi dënon rastin e punësimit të tij me kontratë, duke u shprehur se është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave. Ministrja bën me dije se tashmë ka nisur një hetim administrativ për të gjetur personat që kanë lejuar punësimin e tij.

"Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese", shkruan ministrja ndër të tjera.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese.

Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë dhe nuk tolerojmë askënd që cënon mirëqenien e tyre. Ndërkohë, ne në MAS do të rishikojmë menjëherë bazën ligjore dhe nënligjore, për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët tanë.

Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi cdo rast që cënon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll