Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kolegët zemërthyer nga vdekja e mësuesit në Librazhd: Fjalë pak e punë shumë

Shkruar nga Newsbomb
Kolegët zemërthyer nga vdekja e mësuesit në Librazhd:

Personi që shihni në foto është Tahir Bici, mësuesi nga Librazhdi që humbi jetën sot, si pasojë e një aksidenti në rrugën Librazhd-Prrenjas.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi dy ditë më parë, nga ku mbetën të plagosur 6 persona. Por për fat të keq njëri prej tyre, mësuesi nga Librazhdi nuk ia doli të mbijetonte.

Ndarja nga jeta e Tahir Bicit ka tronditur familjarët, të afërmit, kolegët dhe nxënësit e tij në Librazhd. Kolegët e tij kanë bërë sot një një postim prekës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.

Nëpërmjet një postimi në faqen e Zyrës Vendore Arsimore në Prrenjas në Facebook, kolegët e Tahir Bicit mes hidhërimit dhe dhimbjes shprehin ngushëllime të përzemërta për familjen e të ndjerit.

Lexo edhe: Aksidenti me disa të plagosur, ndërron jetë mësuesi nga Librazhdi

Kolegët e tij shkruajnë ndër të tjera se Tahir Bici do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak, e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Postimi i plotë i kolegëve

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU. Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese