Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mësuesi i anglishtes në Bilisht dhunon nxënësit, i mituri: Më goditi me shishen e ujit në mes të mësimit

Shkruar nga Newsbomb
Mësuesi i anglishtes në Bilisht dhunon nxënësit, i mituri:

Pezullohet nga puna mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli. Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar se mësuesi ushtronte dhunë ndaj fëmijëve.

Ndërkohë, një prej fëmijëve ka treguar se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit Fetolli e ka godititur me bidon me ujë.  Sipas tij, janë dhunuar edhe 4 nxënës të tjerë, mes tyre edhe një vajzë.

Drejtoresha e DAR, Vinjola Rota, ka bërë me dije se ky rast po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”, tha ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=BxPEMjQyssg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll