Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mësues për 40 breza nxënësish”, ish-ministrja poston foton e rrallë krah prindërve: Gëzuar 7 Marsin, im atë e nëna ime që u bashkuat lart në qiell

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka publikuar një foto të shumë viteve më parë, dhe ka uruar kështu 7 Marsin prindërve të saj, të cilët kanë qenë mësues.

Kumbaro ka postuar një foto bardh e zi, ku shihet në krahët e babait, ndërsa nëna e saj në anën tjetër të tavolin shkruan në një fletore.

Ajo shprehet se ata kanë ishin bijë mësuesish dhe që edhe vetë mësuan 40 breza nxënësish.

“Gëzuar 7 Marsin, im atë e nëna ime që u bashkuat tashmë në përjetësi atje lart në qiell.

Bij mësuesish ju vetë, mësuesit e parë për mua në jetë, e mësues për 40 breza nxënësish, por që më bëtë edhe mua të zonjën të përgatis e të diplomoj 30 breza studentësh”, shkruan Kumbaro në postimin e saj.

Kujtojmë që ish ministrja nënë e ka humbur rreth një muaj më parë, ndërsa babain disa vite më parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll