Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mësoni si parashikohet të jetë moti për Vitin e Ri

Shkruar nga Newsbomb
Mësoni si parashikohet të jetë moti për Vitin e Ri

Fundjava që ka nisur dhe që është e fundit për këtë vit që po lëmë pas, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë më alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë të mjegullës së dendur, por më vonë gjatë ditës ajo do të largohet dhe do ua lërë vendin orëve me diell, herë-herë dhe intervaleve të vranësirave.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

Moti kthjellime dhe vranësira do të zgjatë gjatë gjithë fundjavës, sepse me ardhjen e Vitit të Ri 2024, priten reshje lokale në disa zona të vendit. Pjesa qendrore do të përfshihet nga reshjet, sipas parashikimit ditën e hënë, kurse në jug reshjet priten ditën e martë.

Temperatura më e lartë do të regjistrohet në Gjirokastër, 15°C për të dyja ditët, ndërsa ajo më e ulëta në veri të vendit. Në Tropojë, termometri pritet të kapë vlerën minimale -2°C.

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese