Ditën e sotme priten reshje intensive në qarkun Shkodër, mesatare në qarqet Kukës Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, por të dobëta në qarqet e tjera.
Në qarkun Shkodër ato do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive, në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera deri mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet në shumicen e qarqeve do të shoqërohen me shtrëngata dhe në zonat malore të vendit ato do të jenë në formë dëbore, e cila mund të arritjë deri në 600m.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 11 °C
në vendet e ulëta: 5 / 11 °C
në vendet malore: -2 / 3 °C
ERA
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore veriore.