Babai transgjinor i miliarderes më të vogël në botë Caitlyn Jenner është tepër i zhgënjyer pasi mori vesh për shtatzaninë e së bijës Kely Jenner.
Lajmin se Kylie Jenner po pret një fëmijë me të dashurin e saj, Travis Scott, Caitlyn e mori vesh nag mediat online dhe jo nga vet e bija.
Një burim për The Sun tha se Caitlyn u shokua dhe u zhgënjye nga lajmet pasi e bija nuk ia tregoi këtë gjë vetë.
“Mësoi se Kylie është shtatzënë si gjithë të tjerët, nëpërmjet internetit. Caitlyn u zhgënjye pasi vajza nuk i tregoi dicka kaq serioze”, tha burimi.
Akoma nuk është konfirmuar nëse 20-vjecarja është shtatzënë, por mediat e huaja flasin shpesh për daljet publike dhe reagimet e familjarëve rreth kësaj ngjarje.