Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës.
Newsbomb.al mëson se një prej viktimave që është gjetur i pajetë rreth 10 metra larg makinës me të cilën udhëtonte, është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë-Kuqe.
Mësohet se 30-vjeçari nga Laçi është person me precedentë të mëparshëm penal. Në 2017-ën ai rezulton i arrestuar për shpërndarje të kokainës në Tiranë, ndërsa atëherë iu gjetën mbi 20 doza të fshehura në çorape.
Trupat e pajetë të shoferit dhe të pasagjerit në vendin e parë janë shkrumbuar për shkak se makina ka shpërthyer në flakë pasi është qëllua me mbi 60 plumba.
Pasagjeri që ndodhej në sediljen e pasme ka arritur t’i shpëtojë plumbave dhe ka dalë nga makina, por autorët që kishin zënë pritë në këtë aks, e kanë vënë re dhe janë kthyer duke e qëlluar për vdekje.
LEXO EDHE: