Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Mësimi online, Pino: Janë 210 mijë nxënës që nuk kanë mundësi të kenë një telefon e jo më një kompjuter

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c5da5d4b028fe66676094b0c281ac17c

Rreziku i infektimit nga Covid-19 çoi të gjithë botën në ndryshime të menjëhershme të stategjive operuese të veprimtarisë jetësore, një ndër to ishte edhe nevoja e zhvillimit të mësimit online.

Por në përpjekje për të ulur sa më shumë kontaktin fizik të nxënësve, si masa elementare anticovid, Shqipëria është përballur me problem të shumta, si mungesa e internetit në shtëpitë e familjeve shqiptare, mungesa e infrastrukturës apo mungesa e pajisjeve elektonike që lejojnë aksesin në internet.

Koordinatorja e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri, Linda Pino deklaron se mësimi online në vend ka sjellë probleme shqetësuese, pasi 210 mijë nxënës të arsimit parauniversitar të mos kenë akses në mësimin online.

“Arsimi nuk i jep efektet menjëherë, i jep efektet në një 10-vjeçar. Kështu që edhe shqetësimi që me të drejtë ka ngritur Banka Botërore është i drejtë, ku do shkojë arsimi këtu e dhjetë vjet, si do jetë gjendja e fëmijëve që sot po studiojnë në arsimin parauniversitar publik. Janë mbi 500 mijë fëmijë që studiojnë sot në arsimin parauniveristar publik. Nëse bëjmë një përllogaritje, janë 210 mijë nxënës që nuk kanë akses në arsim. Pra 210 fëmijë ku janë, si po mësojnë. Janë fëmijë që nuk kanë mundësi të kenë një telefon dhe jo më një kompjuter”, tha ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img