Hapësire reklamuese

Politikë

Mesila Doda zbulon partinë që ‘ka hapur thesin’ në fushatë: Po jepen shifra marramendëse, drejtësia le t’i gjejë...

Shkruar nga Newsbomb
Mesila Doda zbulon partinë që ‘ka hapur thesin’ në

Kandidatja në listën e PDIU-së për qarkun e Tiranës, Mesila Doda ka folur për situatën parazgjedhore në vendin tonë, ku bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar më 25 prill. Doda hodhi dhe akuza se parti të vogla pranë PS-së po mundohen të blejnë vota në terren.

Teksa u pyet nëse partia e PSD e Tom Doshit po mundohet të blejë vota, kandidatja e PDIU e pohoi një gjë të tillë, duke u shprehur se po jep “shifra marramendëse”, duke i bërë thirrje drejtësisë që të veprojë.

“E kanë mbajtur shqiptarët për 8 vite me radhë shqiptarët këtë pandemi vjedhjesh, janë parti më të vogla pranë PS-së dhe shkojnë  me premtime për blerje votash. SPAK duhet të zgjohet, pasi nesër do të duhet të mbajë përgjegjësi për mosveprimet”, tha Mesila Doda

Pyetje: A ka prova që PSD e Tom Doshit po ndërhyn në zgjedhje dhe po mundohen të blejnë vota të qytetarëve?

“Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, për pjesën e provave duhet ti gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Ky është një shtet prej letre se e kanë ndërtuar në një mënyrë të tillë që ti shërbejnë një njeriu të vetëm. Faktet vijnë si pasojë e një punë të hollësishme hetimore në terren.Derisa na kanë ardhur përditë fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet ti gjejë”, u shpreh Doda.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.