Hapësire reklamuese

Politikë

Mesila Doda zbardh takimin me Yuri Kim: U diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Mesila Doda zbardh takimin me Yuri Kim: U diskutua lidhur me

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka zbardhur takimin e mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e sotme me ambasadoren, Yuri Kim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Doda bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e Shqipërisë.

Ndërkohë, Yuri Kim ka nënvizuar se SHBA ka qenë gjithmonë e angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

Postimi i plotë:

Mesila Doda takim me Ambasadoren Yuri Kim.

Sot në kryesinë e Kuvendit u takua kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim znj. Mesila Doda dhe Ambasadorja e SHBA, znj.Yuri Kim.

Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend.

Znj. Doda nënvizoi rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të Parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim nga ana e saj nënvizoi se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.