Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Mesila Doda propozon Edita Tahirin për postin e ministrit të Jashtëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish deputetja e PDIU, Mesila Doda nuk është e bindur nga emërimi i 28-vjeçarit Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Doda thotë se nëse do të ishte për të patur një ministër të Jashtëm shqiptar të Kosovës, një kandidaturë e mirë do të ishte Ish shefja e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Gent Cakaj ka mbajtur më parë postin e zëvendësministrit të Jashtëm. Ai ka vetëm 11 muaj që ka fituar shtetësinë shqiptare dhe emërimi i tij në vend të Ditmir Bushatit ka nxitur polemika të shumta. Një pjesë e madhe e zërave kundër e cilësojnë Cakajn si një djalosh pa eksperiencën e duhur.

“Nëse një shqiptar i Kosovës do ishte ministër i Jashtëm, ka personalitete edhe me nënshtetësi shqiptare, që do nderonin Shqipërinë dhe Kosovën. Unë personalisht do votoja me kënaqësi znj. Edita Tahiri. Ju ftoj të jepni mendimin tuaj nëse dëshironi, për personalitete të Kosovës që do nderonin atë post”, shkruan Doda në rrjetet sociale.

Më shumë




spot_img








spot_img