Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Mesila Doda ngre çështjen çame në Kuvendin e Shqipërisë. Ne deputetet s’duhet të harrojmë as Preshevën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në fjalën që mbajti në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, me rastin e 110-vjetorit, u shpreh se krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar në Hagë,janë heronj e jo kriminelë lufte.

Ajo ngriti edhe çështjen çame në Kuvendin e Shqipërisë, duke bërë thirrje për një bashkim  kombëtar, si dhe duke renditur disa nga mënyrat se si mund të arrihet diçka e tillë.

“Nuk është gabim të ëndërrosh bashkimin kombëtar, por të mos punosh për ta jetësuar atë. Kemi detyrimin të afrojmë brezin e ri te njëri tjetri, zhvillim të përbashkët ekonomik, krijimin e një Akademie të Përbashkët të Shkencave, krijim i një komisioni të përbashkët parlamentar Shqipëri-Kosovë, kjo është të heqësh kufijtë mes nesh, t’i bëjmë të padukshëm.

Sot nga kjo sallë duhet të kujtojmë se Shqipëria nuk është ajo që la plaku i urtë Ismail Qemali. Shteti i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të punojë për shqiptarët e lënë jashtë kufijve. Sot kjo sallë ka mungesa të mëdha. Krerët e UÇK që janë në Hagë dhe është momenti për të thënë që lufta e tyre ishte e lavdishme.

Sot kemi Shqipërinë politike e cila rrethohet me shqiptarë në të gjithin kufirin e saj politik. Kemi Preshvën e cila rrezikon të kthehet në Çamëri të Dytë. Më së fundmi më lejoni të kujtoj se kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë të cilët janë të akuzuar në Hagë. Ne sot pushojmë së qenit politikanë dhe mbrojmë luftën e heronjve tanë. Kosova dhe beteja e saj për liri janë fitoret tona të jashtëzakonshme në këtë mijëvjeçar”, tha Doda.

Lexo edhe: “Shqipëria, avokate e Kosovës”, Spiropali: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

Lexo edhe: “28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës”, Konjufca: Kombëria, fjala që të gjithë e kemi përdorur e tani nuk e përdorim më

Lexo edhe:Nikolla: Është dita të kthejmë kufijtë mes dy vendeve tona në kufij formalë

Lexo edhe: Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, deputetët të gjithë në këmbë për të nderuar himnet kombëtare

Më shumë


spot_img









spot_img