Mesila Doda shprehu hapur edhe skepticizmin me të cilën panë edhe ndryshimet e reja në forumet e strukturat e partisë, një metodë që nuk ishte aplikuar asnjëherë më parë.
“Ka një tendencë, besoj unë, të shikojmë njëherë se kush janë këto personazhet e reja dhe se cili do të jetë impakti që do të sjellin. Por trazimi do të thotë se ke akoma dëshirë të ndryshosh gjërat Brenda ndërkohë që ne folëm, folëm…Unë të paktën nuk heshta. Mekatin e heshtjes nuk e bëra. Dhe rezultati që pamë ishte i lënies në heshtje i të gjithë atyre gjërave që thamë, jo ndonjë respektim i mad hi zgjedhjes së institucioneve drejtuese të partisë, të cilat u zgjodhën në mënyra që deri më sot nuk i kishim parë. Mesa duket edhe kjo është pjesë e risisë. Nuk kishim parë që grupi parlamentar kuotohet, dhe nuk zgjidhet. Pamë njerëz që nga një ditë në tjetrën bëheshin anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe nuk i njihte njeri se kush ishin, nuk i njihte njeri 24 orë më parë. DIsa ishin me emërim para dhe thanë: a keni gjë kundra dhe çuam dorën. Një pjesë tjetër u zgjodh me një listë tjetër…u zgjodhën me kritere të ndryshme që nuk kishin qenë deri në ato momente pjesë e procesit” tha Doda.
Që prej disa muajsh, Doda, Patozi dhe disa deputetë të tjerë të PD, kanë shfaqur rezervat e tyre për mënyrën e organizimit të PD nga kryetari i ri Lulzim Basha.