Deputetja Mesila Doda shprehet në nëj koment të shkurtër në profilin e saj, se parqet për fëmijë janë të nevojshëm por duhet të ketë më shumë informacion se çfarë do ndërtohet dhe si do preket nga ky ndërtim Parku i Liqenit.
Doda dënon dhunën e ushtruar gjatë protestës por shprehet se “polici është i paprekshëm”.
Polici është i paprekshëm. Dhuna është e dënueshme, është e papranueshme veçanërisht tek gratë, kështu që mendjen në kokë sepse aftësia në menaxhimin e situatave të tilla nuk është fjalë goje. Parqet për femijët janë të nevojshme në qytet dhe në parkun kombëtar. Kemi nevojë për më shumë informacion dhe duam të dimë sa dhe si do preket parku. Polici është i paprekshëm. Pikë”, shkruan deputetja e PDIU, Mesila Doda.