Hapësire reklamuese

Politikë

Mesila Doda hedh poshtë akuzat për përdorimin e çështjes çame: Nuk ka lidhje me zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka hedhur poshtë akuzat se kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen çame lidhet me afrimin e datës së zgjedhjeve.

Doda tha se PDIU ka qenë konsistente në hapat që ka ndërmarrë për këtë çështje, e cila tejkalon politikën.

“Do ju rikujtoja se sensibilitete të tilla kanë qenë të shpeshta. Janë disa hapa që kemi ndërmarrë për të arritur në një rezultat në këtë çështje. Nuk e kemi ne fajin që në Shqipëri ka zgjedhje çdo dy vjet dhe për këtë shkak duhet të rrimë dhe të heshtim. Ka ardhur një moment që nuk mund të heshtim më. Ne kemi dëshmitarët dhe shteti shqiptar i ka të gjitha (dokumentat) në arkiva. Është një çështje që e tejkalon politikën”, tha Doda.

Konferenca e kryetarëve vendosi që të shtyjë për javën tjetër diskutimet për ngritjen e këtij komisioni hetimor. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu