Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mesila Doda e thotë me optimizëm: Synojmë 50 mijë vota, do jemi në qeverinë e ardhshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja Mesila Doda shprehet e bindur se PDIU do të arrijë të mbledhë rreth 50 mijë vota në Tiranë dhe qarqet e tjera, që sipas saj do të ndikojnë në shtimin e numrit të mandateve për PD-në.

Doda tha gjatë një interviste në “News24” se PDIU do të jetë pjesë e qeverisjes së pas 25 prillit, por me PD-në nuk janë diskutuar detaje për postet që do t’i ofrohen.

“Ne besoj se do arrijmë rezultate, nuk është vetëm Tirana, kemi përfaqësues edhe në qytete të tjera. Duhet të kemi pritshmërinë tonë të përhershme rreth 50 mijë vota. Janë të rëndësishme se sjellin mandate shtesë për opozitën, në Durrës për shembull. Unë mendoj që do të duhej të kishim krijuar një sinergji më të madhe, por edhe me dy lista besoj janë llogaritje të mirëmenduara. Llogaritë personale duhet t’i kemi në pritshmëri minimale. PDIU do të jetë pjesë e qeverisjes së nesërme. Nuk mund të jetë asnjë politikan normal që të shkojë në këtë lloj debati, për ndarje minstrish. Kemi rënë dakord në parim”, u shpreh Doda.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img