Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mesila Doda e PDIU komenton përplasjen PS-LSI: Të tregohen të sinqertë, mesazhet të pakuptueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

05d81d6a992292c63d3d3fb2592b37e8

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka komentuar përplasjet e fundit të dy anëtarëve të tjerë të koalicionit, PS dhe LSI.

Duke folur në studion e “Ora News”, Doda tha se kjo është një përplasje brenda llojit, ndërsa theksoi se zgjedhja dhe zgjidhja është në dorën e dy partive. Ajo kërkoi që PS dhe LSI të tregohen më të sinqerta dhe të japin mesazhe të qarta.

“Zgjedhja dhe zgjidhja është e tyre. Duhet të komunikojnë dhe të kuptojnë ku është problemi. Shpesh herë mesazhet janë të vështira për t’u kuptuar nga njerëzit që bëjnë pjesë në këto parti. Mendoj se me më shumë sinqeritet mund të zgjidhen këto probleme”, tha Doda.

Sa i përket deklaratave të ministrit Lefter Koka, Mesila Doda u shpreh: “Deklaratat e ministrit Koka janë shumë të rënda dhe duhet të shihen nga autoritetet kompetente. Kur je brenda një qeverie këto gjëra duhet të ezaurohen edhe në mbledhje.”

Lexo edhe: Pas deklaratave “bombë” të Kokës, LSI bën sot një hap pas me Luan Ramën: Problem vetëm pushteti lokal, nuk ka asnjë dramë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img