Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis mesha e shenjtë në Katedralen e Shën Palit, marrin pjesë qindra besimtarë

Shkruar nga Newsbomb

Besimtarët katolikë janë mbledhur sot dhe festojnë “Natën e Shenjtë”. Në Tiranë mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe pritet të vazhdojë deri pas mesnate. Më herët u mbajt edhe një koncert me këngët e Krishtlindjes me Korin e Engjejve.

Të shumte janë besimtarët e pranishëm në këtë ritual të shenjtë fetar. Ndërkohë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkodër qindra besimtarë janë mbledhur në katedralen e Shën Shtjefnit.

Ky moment cilësohet si nga më të rëndësishmit në kalendarin kristian. Mesha, shënon kulmin e festës, ndërsa më 25 Dhjetor, besimtarët shtrojnë drekën tradicionale në familjet e tyre. Krishtlindja është festa më e rëndësishme e të krishterëve. Ajo festohet çdo vit më 25 dhjetor, ditën kur lindi Jezu Krishti.

[caption id="attachment_769760" align="alignnone" width="1285"] Pamje nga Katedralja e Shen Palit[/caption]

Gjithashtu edhe në Katedralen e Shkodrës, qindra besimtarë po kremtojnë Vigjiljen e Krishtlindjeve. Mesha e shenjtë është kremtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër - Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili gjatë fjalës së tij u ndal tek rëndësuia që kjo festë ka për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën.

Ndërkohë, më herët Ipeshkovi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, përmes një videomesazhi urimin për Krishtlindje ia përcolli grave dhe vajzave të dhunuara.

“Urimi im në këtë Krishtlindje është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ne ju falemi për butësinë që i sillni botës! Ju jeni të bekuara mbi të gjitha krijesat dhe e bekuar është çdo buzëqeshje e juaja. Uroj t'ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër! Përshumot Krishtlindja!”tha ai.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese