Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mesha e Pashkës Ortodokse, besimtarët mblidhen në Katedralen e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Mesha e Pashkës Ortodokse, besimtarët mblidhen në Katedralen e
Besimtare ortodokse ne meshen e Pashkes ne Katedralen e Tiranes

Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, besimtarët e kësaj feje, janë duke festuar simbolikën e kësaj feste, ringjalljen e Krishtit, në meshën e Pashkës në mesnatën e sotme.

Besimtarët ortodoksë janë duke bërë shërbesën e meshës së Pashkëve në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Mesha drejtohet nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatosi. Liturgjia e shenjtë në natën e Pashkës kulmon me fjalinë ’Krishti u ngjall’.

Ndezja e qirinjve është një traditë e njohur nga kisha Ortodokse. Qiriri i Pashkës simbolizon Krishtin, ndërsa flaka e qiririt simbolizon ringjalljen e tij.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik fetar të të krishterëve. 

Mesha.jpg

qirinjte.jpg

pamje.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll