Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mesfushori i Kombëtares Ergys Kaçe pret për disa muaj të bëhet baba

Shkruar nga Newsbomb

Pavarësisht se është ende 22 vjeç, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe i PAOK-ut, Ergys Kaçe pas pak muajsh do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij, Maria është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të çiftit.

Sipas mediave greke futbollisti shqiptar, i cili është lidhur me një vajzë greke me emrin Maria në Selanik, pret pas disa muajsh fëmijën e tij të parë. Çifti bashkëjeton këto vitet e fundit, ndërsa pak më vonë ata do të kenë edhe një pjestar tjetër na familjen e tyre. Pas këtij zhvillimi mendohet se Kaçe do të rinovojë kontratën e tij me PAOK-un dhe do të qëndrojë në Selanik.

Lajmet positive vazhdojnë për Ergys Kaçen i cili para disa ditësh është aktivizuar sërish nga trajneri i tij, Igor Tudor, ndërsa ka ndryshuar edhe manaxherin e tij duke nënshkruar kontrat me kompaninë gjermane “PROProfil UK Sports Management”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.