Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mesazhi i vëllezërve korçarë të sapokthyer nga SHBA: Erdhëm të karantinohemi me familjet, ja cfarë na bëri përshtypje gjatë udhëtimit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_312984" align="alignnone" width=""]Vellezerit korcare Endri dhe Stefi[/caption]

Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, këngëtarë të mirënjohur të serenatave dhe muzikës së lehtë, kanë vendosur që të kthehen nga SHBA në Shqipëri për t'u karantinuar.

Ata shprehen se i kishin të gjitha mundësitë të karantinoheshin në SHBA, por familjet i kanë në Shqipëri dhe erdhën pë rt'u qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Endri dhe Stefi udhëtuan nga SHBA, dhe ajo që iu ka bërë më shumë përshtypje ishin njerëzit në aeroportet e Tampa dhe Frankfurt, të cilët vazhdonin jetën normalisht dhe të pambrojtur me maska, në të kundërt me atë që ndodh në Tiranë, ku sipas tyre, "rreth 80% ishin me maska dhe të trishtuar", ndërsa takimi me kolegët bëhej me këmbë.

Në fund ata kanë paralajmëruar edhe publikimin e ndonjë kënge të re, që mbase do të sillte pak qetësi për fansat e tyre në këto momentë të vështira.

Mesazhi i vëllezërve korçarë:

Ne “Vellezerit Korcare” Stefi dhe Endri Prifti!

Te menduar, te gezuar! Te dashuruar apo vetem...! Me te mirat dhe te keqiat tona..! Me familjet dhe sidomos femijet tane, qe i duam shume. Here te lumtur dhe here me drama..., si c’do familje neper bote, sot u kthyem ne Shqiperi.

Ka dashur Zoti te jemi dy vellezer te pandare (si, shpesh na thone) edhe pse nuk eshte e lehte..!

Me shoke e miq te mire kudo neper bote.

Muzika dhe pasioni qe kemi per te luan rolin kryesor ne qendrueshmerine e te qenit “Vellezer korcare, te pandare”  Ndoshta vete jeta..! Femijeria... mundimet dhe sakrificat si jemi rritur! Nena jone qe na la shpejt...! Mungesa e babait qe ne vogeli, gje te cilen me apo pa dashje me eshte dashur mua ta luaj si nje rol te dyte per shume vite!

Ne “Vellezerit Korcare”, Stefi dhe Endri Prifti sot u kthyem nga Amerika per tu “izoluar” ketu ne Shqiperi dhe jo ne Amerike, ku i kishim te gjitha kushtet dhe mundesite per te qendruar.

Por... femijet tane jane jeta jone dhe jane me teper se te qenit “Ne”! Ata ndodhen ne Shqiperi dhe po perballen si gjithe shqiptaret e tjere me kete gjendje te jashtezakonshme te ketij virusi te keq, e cila kerkon shume kujdes, por jo panik..! Deri tani u perballen vete me situaten e krijuar dhe ne ndihemi shume krenare per kete gje!

Sot, qe u kthyem nga Florida drejt Frankfurtit dhe me pas Tiranes, me beri pershtypje dicka: - Nga Tampa ne Frankfurt (shumica ishin gjermane), askush nuk mbante maska...! Ishin te gjithe ne qejf te tyre, sikur nuk kishte ndodhur asgje!

Kur arritem tek gate per ne Tirane 80 % ishin me maska dhe teper te trishtuar, si lule “qendro larg...”!Takuam disa kolege atje dhe takimi behej me kembe... (shaka, por e vertete )!

Ne “Vellezerit Korcare” nuk ju bejme bisht sakrificave, por jemi ketu prane femijeve tane duke u lutur dhe shpresuar, se c’do gje do kaloje shpejt dhe me sukses per te gjithe shqiptaret dhe gjithe globin.

Mbase perfundojme ndonje kenge te re kete periudhe qetesi - lufte!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll