Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mesazhi i Ramës për politikanët italianë: Varka nuk sjell fundin e botës, por mundësinë për t’u hapur ndaj saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fad39323652814e3158f2d2c71407724

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme qytetin e Brindizit, aty ku më 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë.

Ai ka përcjellë edhe një mesazh për politikanët italianë që janë kundër emigrantëve, duke thënë se ata duhet të mësojnë se “varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës”.

“Mjaftoi vetëm një ditë për ta bërë atë një personazh të historisë së Shqipërisë dhe një personazh që shqiptarët sdo ta harrojnë kurrë, kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Brindisit. Ai duhet t’u bëjë leksione private politikanëve italiane si ta qeverisin vendin, tu bëjë mësime noti, shëtitje me varkë të mos kenë këtë frikë dhe obsesion nga varka. Varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës. Mendoj se politika sduhet të jetë e prirur dhe sduhet të rritet mbi frikën e njerëzve duke ushqyer atë frikë sepse njerëzit duhet të shohin politikën, shpresën jo urrejtjen”, tha Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img