Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Mesazhi i Ramës për efektivin Gjeta: Dje i panjohur, sot emri yt i shkruar me gërma të arta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zyra e kryeministrit Edi Rama nëpërmjet një komunikate zyrtare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta.

Deklarata e plotë e Ramës:

Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, motrës dhe vëllezërve të dëshmorit të Policisë së Shtetit, Simon Gjeta, i cili ra mbrëmë në fushën e luftës me krimin.

Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot mbetet i shkruar me gërma të arta në radhën e atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.

Me bindjen më të plotë, se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t’i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të madh përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Lexo edhe: Rama-PD: Nuk ju nxjerr goja fjalë solidariteti, por veç llum. Basha: Përdridhesh në prehrin e Metës, nuk të intereson rendi

Më shumë

spot_img
spot_img