Hapësire reklamuese

Politikë

Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë
"Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut." Ky është mesazhi i qartë dhe i prerë që Arben Ahmetaj i ka dërguar atij që e quajti në intervistë "ish-lideri im politik", duke ju referuar kryeministrit Edi Rama. Ai i ka pohuar gazetarit Çim Peka në një intervistë ekskluzive nga arratia se është kërcënuar në tre raste, një herë nga burgu përmes celularit dhe në dy raste të tjera drejtpërdrejt. Megjithatë, Arben Ahmetaj theksoi se ka frikë nga vdekja si çdo njeri, por nuk është krijesë që kërcënohet. "Jam ndonjë trim?! jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë", tregoi ai për Syri Tv.

Pjesë nga intervista e ish-zv.kryeministrit:

Çim Peka: Në gjykimin e Arben Ahmetaj, çfarë e shtyu Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, të firmoste dhe ti jepte inceneratorin e Tiranës një firme që sipas ministres së tij nuk ekzistonte dhe madje kësaj firme ju dhanë edhe 8 pikë bonus, dhe kryeministri e dinte se pas 8 muaj që do të firmosej kjo kontratë, kjo firmë do të ekzistonte. Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bënte këtë gjë. Arben Ahmetaj: Unë nuk gjykoj dot, për mendjen e askujt. Unë kam gjykuar si ministër i Financave të atëhershëm se nuk duheshin paguar para nga buxheti për atë incenerator. Kam mbajtur qëndrimin në mënyrë perpetuale që bashkisë së Tiranës duhej të jepej subvencionim nëse për mbetjet dhe jo që buxheti të ishte përgjegjës për mbetjet e Tiranës. Kjo është arsyeja se pse ka vendim qeverie për të subvencionuar Tiranën, që të dallohej në terma juridiko financiarë, për të gjithë Robespierët me zemër dhe mendje të drejtë, që kur e lexojnë ta dallojnë tamam se çfarë është bërë se letrat janë letra. Aty sot, Çim Peka ka populizëm penal. Unë jam gjuajtur me gurë nga populizmi penal. Si ka mundësi që rrjedh në media dosja e plotë. Si ka mundësi që del një prokuror dhe del e thotë, do të ketë surpriza te dosja e Ahmetaj. Pse çfarë surprize gjete, që unë kam rrëzuar kullat binjake dhe kam vrarë Kenedin. Si mund ta kthesh në personale, cenon sistemin, tregon urrejtje personale, për çfarë e bën, për vullnet politik, kërcënim. Çim Peka: Nuk është personale, nëse mungojnë 60 mln euro, këto shpërndahen. Arben Ahmetaj: A shpërndahen, gjeji. Shumë bukur, ndiqi 60 mln euro dhe mos dil të thuash, se ne kemi merak ta sekuestrojmë se kemi merak arbitrazhin. Ke arbitrazhin merak, ti nuk mund të flasësh si ministër, kjo është detyra e ministrit të Financave, jo e SPAK. Nëse ke merak arbitrazhin hetoje thellësisht Beketin, është refuzuar dhe një komision hetimor. Hetoje për arbitrazhin apo ti do të më varrosësh mua. Kë kërcënon mua, i bën presion gjykatës se do të kërkosh dënim maksimal se nuk të rruhet për procedurat. Bravo të qoftë. Ne e bëmë drejtësinë e re për të qenë të gjithë të barabartë përballë ligjit, jo njëri mbi ligjin e tjetri poshtë. Pra rasti im z. Peka është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë. Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku! Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu! Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese