Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mesazhi i ndjerë i Genc Rulit për ikjen e Bashkim Finos: Ishe studenti im, e për 30 vite koleg. Nën flamuj të ndryshëm por nuk e humbëm respektin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politika shqiptare u bë bashkë dje për ikjen e deputetit dhe kryeministrit të pajtimit Bashkim Fino, të majtë e të djathtë u pikëlluan nga ikja e papritur e kolegut të tyre, me të cilin kishin ndarë më shumë se 3 dekada ulëset në Kuvend.

Edhe demokrati Genc Ruli shkruan një mesazh të ndjerë për Finon, te cilin thotë se e ka njohur që kur ishte student, e më pas 30 vite si koleg në politikë.

“I dashur Bashkim, më lëndoi ikja jote e papritur. Njohja e gjatë mes nesh qe kur ishte studenti im i veçantë e më tej për 30 vite kolegë në skenën politike, ndonse gjithmonë nën flamuj të ndryshëm por që kurrë nuk humbëm respektin e vlerësimin reciprok. Paç me vete paqen që kishe dhe në këtë jetë”, shkruan Ruli.

Kujtojmë se, socialisti Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 59 vjeçare. Prej më shumë se një muaji ai ishte infektuar me Covid-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img