Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Mesazhi i Metës: Nëse shembulli i dhuruesve të gjakut do shtrihej në çdo sektor, do kishim një qeveri më të mirë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë me rastin e 2-vjetorit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

 

Sipas tij, nëse ky shembull i dhuruesve, do shtrihej në çdo hallkë të jerës, sot do ishim më mirë nga sa jemi.

“Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri që jep, dhuron, ndihmon dhe përkujdeset për të tjerët. Nëse shembulli i përkushtimit të dhuruesve të vazhdueshëm të gjakut do shtrihej në të gjithë sektorët e jetës, shoqëria dhe vendi ynë do ishte më i mirë do të ishin shumë më mirë se sa jemi sot.

Do kishim një qeverisje shumë më të mirë, do të kishin institucione shumë më të forta dhe funksionale, do të kishim një klasë politike që vë njerëzit e thjeshtë mbi veten.

Padyshim që do kishim shumë herë më pak korrupsion, më pak krim, më pak dhunë, por do të kishim shumë më tepër tolerancë dhe respekt për dinjitetin njerëzor dhe do kishim një shoqëri shumë më të bashkuar e të shëndetshme”, shkruan ndër të tjera Presidenti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img