Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mesazhi i Metës në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Në këtë ditë duhet nderuar kujtimi i paharruar i Feti Voglit, Major Tanushit dhe Nëntetare Zarife Hasanaj

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i Metës në Ditën Ndërkombëtare të Paqes:

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke theksuar se në këtë ditë duhet nderuar kujtimi i paharruar i Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj.

Kreu i Shtetit shkruan se si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll