Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mesazhi i Metës në Ditën Ndërkombëtare të Familjes: Ta fuqizojmë për të forcuar shoqërinë dhe atdheun

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i Metës në Ditën Ndërkombëtare të

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Famijes është takuar me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit, ku ka folur mbi rëndësinë e familjes dhe vlerat eë saj.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje, garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, duke e bërë atë më të shëndetshme.

“Një bisedë e hapur dhe e ngrohtë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit, mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj, të tronditura nga plagët sociale dhe fenomeni i shpopullimit.Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme. Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare.Të fuqizojmë familjen shqiptare, për të forcuar shoqërinë dhe Atdheun!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll