Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mesazhi i Metës në Ditën kundër Diskriminimit Racial: E ardhmja u takon fëmijëve të familjeve të thjeshta pavarësisht komuniteteve që u përkasin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

01b6a8c888781e8c86355c3b97660c06

21 marsi është Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racial, ndaj Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi në rrjetet sociale është shprehur se duhet të angazhohemi për të promovuar tolerancën dhe respektin ndaj çdo njeriu.

Meta shprehet se e ardhmja u takon fëmijëve të familjeve të thjeshta, pavarësisht komunitetit që u përkasin, të cilët kanë aspirata të mëdha dhe meritojnë mundësi të barabarta për të jetuar, për t’u edukuar dhe marrë pjesë në jetën publike e sociale.

“Në Shqipërinë e sotme, plot me dallime të theksuara për shkak të keqqeverisjes, nuk duhet të harrojmë kurrë parimin themelor se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në të drejta dhe dinjitetin e tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racial, më shumë se kurrë, duhet të angazhohemi për të promovuar tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu, si dhe të luftojmë kundër të gjitha formave të racizmit, ksenofobisë, paragjykimit entik, fetar dhe kulturor, duke e kthyer Shqipërinë në një vend më të mirë dhe më të drejtë për të jetuar të gjithë.

Më 25 prill kemi një mundësi historike për të rikthyer në shina shtetin e së drejtës, që respekton liritë dhe të drejtat e çdo individi, pavarësisht gjendjes apo statusit social dhe ku çdo qytetar gëzon mbrojtje të barabartë nga ligji. 

E ardhmja u takon fëmijëve të familjeve të thjeshta, pavarësisht komunitetit që u përkasin, të cilët kanë aspirata të mëdha dhe meritojnë mundësi të barabarta për të jetuar, për t’u edukuar dhe marrë pjesë në jetën publike e sociale”, thuhet në mesazhin e presidentit Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img