Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mesazhi i fortë i Zaev nga Brukseli: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të pandara në rrugën drejt BE-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën drejt integrimit europian, si dhe të nisin njëkohësisht bisedimet për anëtarësim në BE.

Këtë deklaratë Zaev e bëri ditën e sotme pas takimit në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Sipas tij Maqedonia e meriton nisjen e bisedimeve, pasi ka 16 vite me statusin e shtetit kandidat.

“Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin së bashku gjatë gjithë këtij procesi… Ne e meritojmë nisjen e bisedimeve si askush tjetër. Gjashtëmbëdhjetë vjet jemi me statusin e shtetit kandidat, tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, njëqind ditë pas reformave të përfunduara. Këto, në vitin 2020, u konfirmuan plotësisht nga 27 vendet anëtare të Unionit. Ne vazhdojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, e shohim atë çdo ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila nuk është e lehtë për asnjë qeveri në botë, nuk është as për ne, por është e ardhmja evropiane”, u shpreh Zaev.

Kujtojmë këtu që Zaev përtej lidhjes protokallare që ka me kryeministrin tonë Edi Rama, janë dhe shumë miq me njeri-tjetrin. Rama njejtë si Zaev e ka përmendur gjithnjë që hapi i radhës për në BE duhet të jetë sinkron, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e të mos ketë ndarje mes tyre.

Zaev ishte ndër të parët lidera në Ballkan dhe botë, që e uroi kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img