Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mesazhi I FORTË i Ramës para ambasadorëve: Nëse SPAK nuk fut në burg gjyqtarët e korruptuar, do jetë zhgënjim për ju dhe shqiptarët! ‘Koka’ s’janë politikanët

spot_img

Lajme të ngjashëm

9cb1024cc9863ec6757d724bd3473a00

Kryeministri Rama “u ka bërë të qartë” ambasadorëve të akredituar në Tiranë se nëse SPAK nuk dënon dhe çon në burg gjyqtarët e korruptuar që vettingu i ka nxjerr vetëm nga sistemi, ai do jetë zhgënjim për të gjithë shqiptarët dhe “miqtë e vendit”.

“Nuk ata nuk do ndëshkohen, atëherë do jetë e largët dita kur goditja do ngjitet më lart. Kjo është premisa mbi të cilën sipas këndvështrimit tim duhet të fokusohet e gjithë përpjekja e institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo është premisa e cila SPAKUN do ta bëj institucionin që të gjithë keni shpresuar dhe shqiptarët kanë shpresura.

Përndyrshe SPAK do jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve nga Reforma në Drejtësi. Do jetë goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar pas gjithë këtij angazhimi të madh. Dhe do jetë dështimi më i madh i gjithë miqve dhe partnerëve të Shqipërisë që janë përfshirë në këtë proces.

SPAK ka misionin të pastrojë deri në fund ata që vettingu i pastron vetëm nga fusha e sistemit. Ti pastrojë nga fusha e jetës shoqërore dhe ti cojë në burg për të gjitha ato që i kanë bërë këtij vendi duke përdorur cekicin nga mënyrat më barbare. Kjo do jetë kthesa e madhe përfundimtare, që do e bëj Shqipërinë Europiane këtu, pavarësisht cdo ndodh me vendimet e Brukselit”, tha Rama, nga konferenca e nivelit të lartë AntiKorrupsion.

Më tej, kryeministri tha se politikanët nuk janë “koka” e korrupsionit, por korporata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korrupstuar.

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët pavarësisht se kanë qenë pjesë nuk diskutohet. Koka ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve që kanë garantuar pandëshkueshmëri në sistem dhe që drejtësinë e kanë përdorur për hesape që s’kanë lidhje me hesapet e shtetit. Po të mos kishin qenë këta, s’do kishte qenë as korrupsioni spektakolar dhe ndonjëherë vrastar i politikanëve”, shtoi kryeministri.

Më shumë

spot_img